Policia e Kosovës ka njoftuar së në Podujevë gjatë ditës së djeshme janë përleshur disa pjesëtarë të dy familjeve më ç rast kanë pësuar lëndime trupore 8 përsona./Arbresh.info
Njoftimi i plotë:
Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në rrahje disa pjesëtarë të dy familjeve, me ç’rast lëndime trupore kanë pësuar shtatë meshkuj K/Shqiptarë, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Nga personeli mjekësor është konstatuar se njëri nga të lënduarit nuk ka shenja jete. Njësitë policore kanë bastisur shtëpitë e personave të involvuar dhe nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Në vend të ngjarjes është gjetur një thikë, mjete pune dhe disa shkopinj, të cilat dyshohet se janë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit janë arrestuar shtatë të dyshuar të involvuar në rast dhe dy nga ta mbeten në trajtim të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa pesë të tjerët dërgohen në mbajtje.
Garda Revolucionare: Nëse SHBA kalon vijat e kuqe, përgjigja...
Haxhiu në mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gj...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...