Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacioni Policor në Istog, më datën 11.11.2025, rreth orës 16:00, është informuar për një rrahje që ka ndodhur në rrugët “Mullinjtë e Istogut” dhe “Fadil Ferati” në Istog.
Në vendin e ngjarjes u gjetën dy persona në përleshje, të cilët kishin përdorur mjete të ftohta.
Njëri prej tyre ka tentuar ta godasë tjetrin me veturë, duke dëmtuar tri automjete dhe xhamat e një lokali.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacioni Policor në Istog, më datën 11.11.2025, rreth orës 16:00, është informuar për njё rrahje e cila ka ndodhur nё rrugёt ‘Mullinjёt e Istogut’ dhe ‘Fadil Ferati’ nё Istog. Njësitë policore kanë reaguar me shpejtësi dhe janë përgjigjur menjëherë në vendin e ngjarjes, aty ёshtё kuptuar se fillimisht dy persona janё duke u rrahur nё mes veti dhe tё njëjtit kanë përdorur edhe mjete te ftohta. Si pasojё e kёtij rasti, njёri nga tё dyshuarit ka tentuar ta godas tё dyshuarin tjetёr me me veturё, me ç’rast ka dёmtuar tri vetura tё cilat ishin tё parkuara dhe xhamat e njё lokali”, thuhet në njoftim.
Një nga të dyshuarit është arrestuar dhe i është ofruar ndihmë mjekësore për shkak të lëndimeve, ndërsa tjetri, i njohur për policinë, është në arrati.
“Deri sa njёri nga tё dyshuarit ёshtё sulmuar me mjet të fortë dhe gjatё sulmit ёshtё lënduar. Si rezultat i veprimeve të shpejta, ёshtё arrestuar njёri nga tё dyshuarit dhe tё njëjtit i ёshtё ofruar ndihmë mjekёsore pasi qё ishte i lënduar, ndёrsa i dyshuari tjetёr i njohur pёr Policinё gjendet nё arrati. I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit me urdhёr tё prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje për 48 orё”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Përmbyset kamioni në aksin Levan–Tepelenë, mbushet rruga me ...
Liverpooli ka gati goditjen e parë për merkaton e janarit
Ky superjaht thuhet se është fundosur pak minuta pas daljes ...
Rreth 2.000 qytetarë të regjistruar si votues me postë ende ...
Ylli fiton në kryeqytet ndaj Borës
Mevlan Zeka i reagon publikisht FFK-së pasi ai nuk u shpall ...