Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas përleshjes që ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës mes deputetëve të PDK-së dhe ministrave të Qeverisë Kurti.
Haxhiu tha se sulmet e organizuara ndaj Qeverisë u manifestuat me grushta në drejtim të ministrave të kësaj Qeveria.
“Sulmet e organizuara ndaj Qeverisë së Kosovës sot u manifestuan edhe me grushta në drejtim të ministrave të kësaj Qeverie. Nuk do mend për të kuptuar se të tillët dëshpërimisht hedhin grushte, pasi që të njëjtët po përballen e do të përballen me ligjin, për të gjitha krimet dhe korrupsionin e po ashtu pasurimin e tyre të jashtëligjshëm”, ka shkruar ajo, transmeton Arbresh.info
Tutje ajo tha se qeveria e Kurit nuk ka asnjë ministër e as zëvëndësministër të kontrolluar nga Beogradi.
“Qeveria Kurti nuk ka asnjë ministër a zëvendësministër të kontrolluar nga Beogradi. Ata që nxitën dhe ndihmuan për kaq vite krimin e organizuar në veri, si Lista Srbska nuk janë në koalicion siç ndodhte me qeveritë e dikurshme. Madje krerët e tyre po hetohen nga institucionet e drejtësisë, e bashkëpunëtorë të tjerë të këtyre strukturave po arrestohen në veri të Mitrovicës. Një sërë hapash janë ndërmarrë drejt shtrirjes së sovranitetit e ligjvënies në veri të vendit, atje ku pushtetet e kaluara kishin lejuar madje edhe amnistuar krimet e strukturave paralele serbe për vite me radhë”, ka shkruar ministrja.
Ajo tha se dhuna ndaj ministrave vjen si pakënaqësi e këtij rezultati, ku edhe biznesmenët e bashkëpunëtoret e tyre po pësojnë dukshëm.
“Rrugët alternative të krimit dhe kontrabandës u ndërprenë nga Policia e Kosovës. Baza të shumta të policisë u krijuan atje, me qëllim të vënies së rendit ligjor në atë pjesë. Dhuna ndaj ministrave vjen si pakënaqësi e këtij rezultati, ku edhe biznesmenët e bashkëpunëtoret e tyre po pësojnë dukshëm”, shkruan tutje ajo.
Kujtojmë se sot në Kuvendin e Kosovës ka ndodhur një përleshje ndërkohë sa po mbante fjalim, kryeministri Albin Kurti./Arbresh.info/
Begaj për Rugovën: Vizioni i tij për Kosovën sot është reali...
Nuk ndalet Ronaldo, realizon golin e 960 në karrierë
LDK thërret për nesër konferencë për media
Gerrard mendon se Liverpooli duhet t’i jap më shumë ko...
Talenti i ri dardan, Indrit Mavraj transferohet tek Lechia G...
Kamberi: SHBA-ja kërkon përgjegjësi nga Beogradi për diskrim...