Kryesuesi i Delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë për Kartonin e Gjelbër, Rrahim Pacolli përmes një postimi në facebook ka kërkuar sqarim nga Byroja Kosovare e Sigurimeve (BKS) në lidhje me shtyrjen e afatit për platformën online për shitjen e policave kufitare.
Ai ka bërë të ditur se “Në mbledhjen e Këshillit Administrativ të BKS, e cila u mbajt më 11.07.2016, vendosëm që për realizimin e kësaj platforme të zgjedhet një kompani e përgjegjshme dhe profesionale , në mënyrë që të fillojë të implementohet më 20.07.2016”. /Arbresh.info
Postimi i plotë i Pacollit:
Të nderuar bashkatdhetarë,
Siç jeni të njoftuar, rreth dy javë më parë jam takuar me Kryeparlamentarin Veseli dhe kemi marrë iniciativën për realizimin e platformës online për shitjen e policave kufitare.
Në mbledhjen e Këshillit Administrativ të BKS, e cila u mbajt më 11.07.2016, vendosëm që për realizimin e kësaj platforme të zgjedhet një kompani e përgjegjshme dhe profesionale , në mënyrë që të fillojë të implementohet më 20.07.2016.
Me shumë keqardhje ju njoftoj që, sipas stafit të BKS, kjo platformë nuk do të mund të fillojë implementimin në afatin e paralajmëruar për arsye teknike, por kompania intenzive për implementimin e platformës në afat sa më të shkurtër kohor.
Në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Administrativ e cila pritet të mbahet më 21.07.2016, unë do të kërkoj sqarime se për çfarë arsye nuk është respektuar data e caktuar, gjë për të cilën do të jeni të informuar.
Ju falenderoj paraprakisht për mirëkuptim. Rr.P
Ka filluar takimi i shumëpritur mes SHBA-së dhe Iranit
Edi Rama: Negociatat me BE-në nuk janë bllokuar, Shqipëria p...
Presidenti iranian: Delegacioni ynë do të negociojë me guxim...
Inflacioni në Kosovë arrin në 6.7%, rriten çmimet e energjis...
Haradinaj në akademinë për Agim Ramadanin: I dha vulë betejë...
Abdixhiku për Katanën: Figurë që bashkoi shpirtin e artistit...