Janë arrestuar dy persona në Ferizaj, pasi që të njëjtët pas një mosmarrëveshje verbale janë rrahur mes vete.
Në raportin e policisë, bëhet e ditur se si pasojë kanë pësuar lëndime trupore dy persona, por po ashtu lëndime ka pësuar edhe një grua e cila është goditur nga një prej të dyshuarëve, përcjell Arbresh.info.
Sipas njoftimit të policisë, pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Rr. Rexhep Bislimi, Ferizaj 16.08.2023-14:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje verbale janë rrahur mes vete dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore, lëndime trupore ka pësuar edhe viktima femër kosovare e cila është goditur nga njëri prej të dyshuarëve. Pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
“Janë të reja për ty”, “Nuk më ke parë në aksion”- Dalin bis...
“S’je mirë nga mendtë”, Hygerta e ashpër me Albën
Atentati në Lezhë, zbardhet dëshmia e policit: Isha aty rast...
Gjermani, grevat mbarëkombëtare paralizojnë transportin publ...
Për herë të parë në Kosovë kryhet me sukses operacioni për S...
Basketbolli kosovar në zi, ndahet nga jeta ish-drejtuesi i K...