Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Bundestagut Gjerman, Michael Roth, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është totalisht i izoluar.
Roth ka publikuar një letër të nënshkruar nga 24 deputetë të shteteve të BE-së e cila iu drejtohet presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel dhe presidentes së Parlamentit Evropian, Roberta Metzola, kërkohet të niset një hetim mbi akuzat për mashtrim në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi, shkruan Arbresh.info.
“I nderuar president Aleksandër Vuçiq, ky nuk është as komplot dhe as fushatë socialiste. Jeni plotësisht i izoluar! 24 deputetë nga e gjithë Evropa i bëjnë thirrje BE-së që të hetojë në mënyrë të pavarur akuzat për mashtrim dhe të bëjë rekomandime për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme në Serbi”, ka shkruar Roth në “X”./Arbresh.info/
Dear President @avucic, this is neither a conspiracy nor a socialist campaign. You are totally isolated! 24 Senior MPs from all over Europe call on the EU to investigate the fraud allegations independently and to make recommendations to ensure free and fair elections in Serbia. pic.twitter.com/9ayId0Mqq5
— Michael Roth – official ?????? (@MiRo_SPD) January 18, 2024
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...
Shkodër: Vdes në burg i dënuari me 25 vjet për vrasjen e gru...
Abelard Tahiri kërkon të mos jetë në dhjetëshen e parë të li...
“Nëna të ka vdek ti viktimizohesh”, Labinoti akuzon Elijonën
Prokuroria jep detaje për vdekjen e 45-vjeçarit në QKUK
Ky është personi që humbi jetën në QKUK, ishte i dyshuar për...