Google ADS

Roth për Vuçiqin: Ky njeri ditë e më shumë largohet nga BE

19:12 | 5 Maj 2024
E.G

Presidenti të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në televizion shtetëror kinez, në prag të vizitës në Beograd nga Presidenti i Kinës, Xi Jinping, tha se “Jingping dhe Kina mund të merren me Tajvanin qysh të dojnë”.

“Për ne, është shumë e thjeshtë: Tajvani është Kinë, pikë. Dhe ne besojmë se Presidenti Xi do të merret me Tajvanin në mënyrën e duhur, ashtu siç dëshiron ai, ashtu siç duan kinezët”, ka thënë Aleksandar Vuçiq.

Kësaj deklarate i ka reaguar edhe Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth, i cili tha se Vuçiqi ditë e më shumë po largohet nga Bashkimi Evropian, shkruan Arbresh.info.

“Këtu, presidenti serb Vuçiq po thyen edhe një herë një parim të politikës së jashtme të BE-së. Ai po i jep dorë të lirë regjimit kinez në trajtimin e demokracisë në Tajvan dhe nuk përjashton një opsion ushtarak. Vuçiq po largohet gjithnjë e më shumë nga BE-ja”, ka thënë ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale