Shoqata Rotary Club ka nisur me mbledhjen e fondeve për të dalë në përkrahje të fëmijëve me intelegjencë të lartë, në kuadër të projektit Atom.
Për të realizuar mbledhjen e fondeve, Rotary Club organizoi sonte një darkë në Prishtinë, të shoqëruar me koncert, ku të ftuar ishin kompani të ndryshme, të cilat do të mund të kontribuojnë në këtë fond.
Drejtori i Rotary Club, Edi Shyti tha se do të vazhdojnë me aktivitete të tilla në mënyrë që me fondet e mbledhura t’i bashkohen projektit Atom.
Ai tha se faza e implementimit të projektit do të nisë këtë verë.
“Qëllimi i mbajtjes së këtij koncerti që është kombinuar me darkë sonte, është mbledhja e fondeve për të përkrahur projektin Atom. Projekt i cili merret me përkrahjen e fëmijëve të cilët e kanë një inteligjencë të lartë. Qëllimi i mbledhjes së fondeve të sontme do të jetë që këto fonde të kombinohen edhe me fondet që do të shikojmë t’i mbledhim në të ardhmen, në mënyrë që të zhvillojmë një projekt për këta fëmijë nga aspektet sociale, si dhe zhvillimi i aftësive udhëheqëse”, tha ai.
Pjesëmarrësit në këtë darkë, të përcjellë me koncert, është dashur që të rezervojnë tavolinat me një shumë të hollash prej 400 euro, ku një pjesë e tyre shkon në fondin për projektin.
Rotary Club ka për qëllim që përmes kësaj përkrahje që u jep fëmijëve të projektit Atom, t’i ndihmojë ata drejt zhvillimit në udhëheqësi.
Projekt Atom është një projekt që merret me identifikimin dhe përkrahjen e nxënësve me inteligjencë të jashtëzakonshme në Kosovë.
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën