Cristiano Ronaldo ka sugjeruar Real Madridin që nëse mendon për blerjen e ndonjë sulmuesi, ai të jetë sulmuesi i ri portugez Andre Silva, bën të ditur e përditshmja portugeze A Bola.
E ardhmja e Karim Benzema nuk është e sigurt në Madrid, edhe pse Cristiano nuk e deshiron largimin asesi nga Reali të partnerit të tij më të mirë. Por nëse një largim i mundshem i Benzemas ndodhë atëherë Cristiano ka këshilluar Realin ta blejë André Silva.
André Silva është partneri i ri i Cristanos tek kombëtarja portugeze dhe një nga lojtarët e mundshem për të kaluar tek Real Madridi. Sulmuesi aktual i Portos është një lojtar që ua tërheq vëmendjen të gjitha klubeve të mëdha europiane pas paraqitjeve të tij fantastike – 20 gola të shënuar në 2,937 të luajtura.
Nëse realizohet një blerje e tillë, Reali do të duhej t`i paguajë Portos 60 milionë euro për 21 vjeçarin, Andre Silva.
AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme
Haxhiu njofton deputetët për dekretin e Presidentes për shpë...
SPAK identifikon 15 persona për trafikun e kokainës nga Kolu...
Flick mund të largohet nga Barcelona, mësohet arsyeja
Më shumë se 200 persona të vrarë në Liban, thotë Ministria e...
KDI kërkon qartësim nga Gjykata Kushtetuese për zhvillimet i...