Ambasadori gjerman në Kosovës, Jorn Rohde ka reaguar edhe njëherë tjetër për sulmin tragjik në veri, ku mbeti i vrarë një polic, e një tjetër u plagos.
Rohde ka thënë se e gjithë bota përfshirë edhe Kishën Ortodokse Serbe, janë shokuar dhe kanë dënuar ngjarjet e ndodhura dje ku një grup terrorist ka vrarë një polic të Kosovës dhe ka plagosur dy të tjerë,.
Ai ka thënë se pyet veten nëse edhe Lista Serbe do të ndërpres heshtjen e saj dhe t’iu bashkohet të gjithëve në qëndrimin e qartë kundër sulmit vrasës ndaj Policisë së Kosovës.
“Si e gjithë bota, përfshirë edhe Kishën Ortodokse Serbe, janë tronditur dhe dënojnë ngjarjet e djeshme: Pyes veten nëse edhe Lista Srpska do ta ndalë heshtjen dhe do të na bashkohet të gjithëve në qëndrimin tonë të qartë kundër këtij sulmi vrasës ndaj Policisë së Kosovës”, ka shkruar Rohde në Twitter./Arbresh.info/

Bie për dy cent çmimi i naftës në Kosovë
Lutfi Haziri: Lumir Abdixhiku është kandidati që e përkrahim...
Neymar në ‘radarët’ e klubit amerikan
Serbia pritet të humbasë 1.5 miliardë euro nga fondet e BE-s...
Futet aplikimi i sistemit EES për udhëtime, ja çfarë duhet t...
Hajvalia në gjendje alarmante/Rruga “Brigada 153” mbushet me...