Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, do të bënë që të fitonte shumë Kosova dhe do të ishte një shans drejt normalizimit të marrëdhënieve.
Me anë të një postimi në Twitter, Rohde apeloi që në takim e ardhëm në Ohër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq duke iu thënë “mos e humbisni autobusin”.
Por, gjithashtu ai kërkoi nga Kosova që të themeloj Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
“Mbështetje e plotë për përpjekjet e Lajcak. Një marrëveshje është e arritshme. Kosova do të fitojë shumë. Kosova duhet të zbatojë detyrimin e saj të gjatë dhe të përmbushë themelimin e Asociacionit tani. Apeli im për Kosovën (dhe për Serbinë) për bisedimet e ardhshme në Ohër: ‘Mos e humbisni autobusin’”, ka shkruar në Rohde përcjell arbresh.info.
Në Ohër me 18 mars pritet të nënshkruhet plani evropian, e, që është marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
E sipas tij nënshkrimi i marrëveshjes do të ishte një shans historik drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve dhe njohjes reciproke.
“Një marrëveshje do të përshpejtojë integrimin euroatlantik të Kosovës dhe është një shans historik në rrugën drejt normalizimit të plotë dhe njohjes reciproke.”
Full support for EUSR Lajcaks efforts.
An agreement is within reach. ?? will gain a lot. ?? needs to implement its long-standing obligation and deliver on ASMM now.
My appeal to ?? (and to ??) for the upcoming talks in Ohrid: ‘Don’t miss the bus’. 1/2— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) March 12, 2023
Policia pritë si në filma, bllokon makinën e kuqe me 10 kg k...
La Liga shkruan për Muriqin: Lojtari i parë i Mallorcas që s...
67 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, Policia shqipton m...
Begaj nis vizitë shtetërore në Jordani
U godit nga i biri me sëpatë, QKUK-ja jep detaje për gjendje...
Rrëzohet helikopteri në Rusi, tre të vdekur