Lidhur me stagnimin në formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe zhvillimet tjera në Kosovë flasin dy nga ambasadorët e shteteve mike të vendit, ai i Gjermanisë Jorn Rohde dhe i Francës, Olivier Guerot.
Të dy ambasadorët kërkuan krijimin sa më të shpejtë të institucioneve stabile, por theksuan se nuk është përgjegjësi e tyre për të ndërhyrë në politikën e brendshme të vendit. Megjithatë Rohde dhe Guerot, thanë se janë të gatshëm për të dhënë këshilla.
Ambasadori Rohde, duke iu përgjigjur pyetjes se a duhet të ndryshohet emri i Albulena Haxhiut si e propozuar për kryeparlamentare, pas disa dështimeve në përpjekjen për konstituimin e Kuvendit, deklaroi se kur strategjia dështon, duhet të ndryshohet ajo.
Rohde më tej ka theksuar se është përgjegjësi e partive politike në vend që të gjejnë zgjidhjen për situatën aktuale në vend.
“Unë e përdor termin vendi i pari, partia politike e dyta. Javën e kaluar kur luaja futboll e përdora një analogji duke thënë, nëse strategjia nuk të çon tek synimi i dëshiruar, ju duhet ta përshtatni strategjinë. Dhe përshtatja e strategjisë po ashtu mund të përfshijë edhe zëvendësimin e një pjese të ekipit, por prapë është përgjegjësia e hisedarëve për t’u siguruar për rezultatin dhe kjo nuk është përgjegjësi e jona. Ne vetëm mund të bëjmë apel të kërkojmë si miq të bëhet dhe të japim këshilla të mira”, tha Rohde në intervistën në Rubikon.
Aksident në Gjilan, vetura rrokulliset në mes të rrugës
Kremlini: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...