Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Röhde, ka mirëpritur miratimin e raportit për Kosovën në vitin 2022 të Komisionit Evropian.
“Përkrahje të plotë gjermane për ambiciet evropiane të Kosovës”, ka shkruar Rohde në Twitter pasi e ka shpërndarë postimin e raportueses për Kosovën në PE, Viola Von Crammonit.
Ai nënvizoi se gjitha shtetet e kontinentit evropian duhet të bëhen pjesë e BE-së.
“Siç është nënvizuar sërish nga kancelari Scholz në fjalimin e tij para parlamentit evropian. Të gjitha shtetet duhet të bëhen pjesë e familjes së Bashkimit Evropian”, ka shkruar Röhdeja në Tëitter.
Parlamenti Evropian e ka miratuar sot raportin e vitit 2022, të Komisionit Evropian për Kosovën.
Në të njëjtin raport mirëpritet aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Raporti po ashtu u bën thirrje shteteve anëtare të BE-së që s’e kanë njohur ende Kosovën, pra; Spanjës, Sllovakisë, Greqisë, Rumanisë dhe Qipros që ta bëjnë këtë pa vonesë të mëtejshme dhe ta hapin rrugën e Kosovës në integrimin evropian./Arbresh.info
Full German support for Kosovo’s European ambitions. As again underlined by Chancellor Scholz in his speech before the EP- All WEB countries need to become part of the EU- family! https://t.co/FqSvfNgZYN
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) May 10, 2023
Shpërthejnë mediat në Spanjë: Ligamentet e Kylian Mbappes ja...
Trump paralajmëron: Kushdo që synon të udhëheqë Iranin, përf...
Irani paralajmëron: Nëse sulmohet ambasada jonë në Bejrut, g...
Ndalet Man United – mposhtet nga Newcastle United
Nesër mot i vranët dhe me interval me diel
Arti si diplomaci midis Italisë dhe Shqipërisë: Një urë e fo...