Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Gresa Caka – Nimani priti në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.
Puna e deritanishme e Gjykatës Kushtetuese, përpjekjet për rritjen e transparencës në punë dhe për konsolidimin e praktikës gjyqësore në harmoni me standardet e gjyqësisë kushtetuese evropiane, ishin ndër temat e diskutuara në takimin e përbashkët.
Kryetarja Caka – Nimani shfrytëzoj rastin që të shpreh falënderimin e saj për mbështetjen e vazhdueshme që Qeveria gjermane i ka ofruar Gjykatës Kushtetuese që nga themelimi, nëpërmjet projekteve të ndryshme të zbatuara me përkrahjen e agjencisë gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar “GIZ” dhe fondacionin gjerman për bashkëpunim ligjor ndërkombëtar “IRZ”.
Ambasadori Rohde konfirmoi zotimin e Qeverisë gjermane për mbështetjen e institucioneve të Kosovës në përpjekjet për forcimin e sundimit të ligjit në vend./arbresh.info/
Aksion në tërë Kosovën për inspektimin e çmimeve të derivate...
BE: Keqardhje për zhvillimet e fundit
AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme
Haxhiu njofton deputetët për dekretin e Presidentes për shpë...
SPAK identifikon 15 persona për trafikun e kokainës nga Kolu...
Flick mund të largohet nga Barcelona, mësohet arsyeja