Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka deklaruar se sulmi i 24 shtatorit në Banjskë nuk u organizua nga qytetarë të pakënaqur, por ishte planifikuar të shkaktonte kërdi dhe ishte i përgatitur me metoda ushtarake.
Ai ka thënë se Gjermania ia ka bërë të qartë Serbisë se duhet t`i përkrahë hetimet lidhur me këtë sulm.
“Po, e kemi parë këtë, e kemi marrë në dijeni, si dhe mendoj që ende po grumbullojmë provat. Nuk ka përfunduar ende. E shohim gati çdo ditë, edhe ministri i Brendshëm i Kosovës publikon zbulime të reja çdo ditë, besoj që është ende tejet herët, por ministrja ime, ministrat e Jashtëm, të premten i kanë thënë qartë ato që presim nga Serbia, që të marrë pjesë në hetime transparente, t`i zbusë tensionet.”, ka thënë ambasadori gjerman në një intervistë për RTK-në.
Ambasadori Rohde ka folur edhe për procesin e dialogut duke deklaruar se ai nuk mund të shpërqendrohet me sulme terroriste dhe se palët duhet të flasin mes vete dhe t’i zbatojnë marrëveshjet.
Rusia bombardon Kievin me raketa balistike, plagosen një gru...
Ronaldo thyen heshtjen pas bojkotit dhe zbulon të ardhmen e ...
Hyri ilegalisht në Kosovë nga Serbia, policia ndalon një per...
Arrestohet i dyshuari për fajde në Rahovec
Vidhen 70 euro nga një objekt fetar në Graqanicë
Theret me thikë një person në Lipjan, arrestohet i mituri