Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Röhde ka thënë që Drafti i BE-së për Asociacioni e Komunave me Shumicë Serbe ka qenë i mirë.
“Gjermania gjithmonë ka thënë, dhe unë gjithmonë kam thënë, që Kosova i përket Këshillit të Evropës, jo vetëm Gjermania, por edhe anëtarët e QUINT-it [që nuk janë anëtarë të Këshillit të Evropës] dëshirojnë që Kosova të jetë në Këshillin e Evropës”, ka thënë Rohde në Info Magazine.
“Dhe kjo na shpie në temën e ASM-së dhe kemi pritje të qarta që Kosova po lëviz në atë drejtim, dhe siç e dini, kjo ishte shpërndarë ose publikuar publikisht, ishte një letër nga tre udhëheqësit, kancelari, kryeministrja Meloni”.
“U thamë: Shikoni, duhet ta dërgoni këtë draft të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese, dhe kjo nuk ka ndodhur. Cilin draft? Draftin e BE-së sepse ka qenë një draft i mirë.
“Edhe kryeministri ka thënë se ishte shkruar në vijë me Kushtetutën dhe është mbështetur nga BE-ja”.
Aston Villa fantastike, arriti suksesin që e kishte pritur q...
Tregtonin lëndë piroteknike në Sarandë, nën hetim dy pronarë...
DnV: Deri në orën 12:00 kanë votuar 13.7% e qytetarëve
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit vizitoi dho...
Voton Sveçla, u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje
Dy të vdekur në Suedi, stuhia dimërore vdekjeprurëse godet v...