Ylli kolumbian, James Rodriguez ka vendosur përfundimisht për t’u larguar nga Real Madridi në afatin kalimtar të kësaj vere.
Kolumbiani ka bërë vetëm tetë paraqitje në La Liga këtë sezon dhe trajneri Zinedine Zidane ka sugjeruar se ai nuk mund të shfaqet përsëri në 2019-20.
Ai ishte lidhur me një kalim në Atletico Madrid verën e kaluar, ndërsa Napoli dhe Milani ishin gjithashtu të interesuar, por Los Blancos zgjodhi ta mbante atë.
Sidoqoftë, ata nuk kanë gjasa ta mbajnë këtë vit dhe ai është i vendosur të gjejë një klub të ri këtë verë.
Sipas mediumit El Pais, James Rodriguez do të largohet përfundimisht nga Real Madridi këtë verë.
Edhe çmimi i lojtarit thuhet se ka rënë ndejshëm dhe Mbretërit janë gati ta lejojnë largimin e tij për vetëm 25 milionë euro.
Katër shtetas afganë përleshen mes vete në Prishtinë, dy të ...
Arrestohet 41-vjeçari në Krujë që përfitoi kredi në emër të ...
Rrugëtimi historik i Dritës: 16 ndeshje, fitore gjigante dhe...
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy p...
Mbi 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë, 23 persona të arrestuar
Policia jep detaje shtesë lidhur me rastin në ‘’Breg të Diel...