Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se Kosova e gëzon sot lirinë e demokracinë sepse minatorët e Trepçës i mbrojtën ato 35 vite më parë.
Me rastin e Javës së Grevës së Minatorëve, Rizvanolli kujton mundin e vendosmërinë e minatorëve të cilët e shndërruan Trepçën jo vetëm në një gjigand ekonomik por edhe politik, përcjell Arbresh.info.
Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ministrja ka theksuar se po punojnë për të zhvilluar ndërmarrjen e Trepçës e për të lehtësuar barrën e minatorit aq sa përmirësojmë performancën operative e financiare.
“Me investime të reja e me menaxhment të ri, po punojmë që minatorëve t’u përmirësojmë kushtet e punës e të shtojmë numrin e tyre. Kemi mbështetur “Trepçën” me mjete për investime kapitale dhe me kapital pune, me 25 milionë euro subvencione gjatë këtyre tri viteve të fundit. Trepçën po e përkrahim për të investuar në teknologjinë e re, që e rrit efiçiencën e prodhimit, e ngrit performancën operative e financiare, përmirëson kushtet e punës, por edhe hapë vende të reja të punës. Kështu po punojmë që Trepça përsëri do të kthehet në qendër të zhvillimit ekonomik të Mitrovicës”, ka shkruar Rizvanolli.
“Trepça është një nga 17 ndërmarrjet e Republikës së Kosovës e mbase më e përzemërta për atë që simbolizon. Qëndresa e sakrifica e minatorëve ndër dekada vazhdojnë të jenë burim i krenarisë së popullit tonë”, shtoi rizvanolli./Arbresh.info
Arrestohet personi që sulmoi katër persona në Kllokot, mes t...
Vetaksident në Zubin Potok, lëndohen katër persona
Aksident te “Kroni i Mbretit”, vetura rrokulliset në rrugë
Drejtonte automjetin në efektin e lëndëve narkotike, kapet 2...
Hargreaves: Sulmi në Banjskë të zbardhet, Radoiçiqi të japë ...
Babai i Rodrit flet për të ardhmen e yllit spanjoll mes thas...