Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli refuzoi të përgjigjej në pyetjen e deputetit të PDK-së, Ferat Shala lidhur me Ndërmarrjen Trepça.
Këtë ajo e arsyetoi duke thënë se është qëndrim i Qeverisë që përderisa PDK-ja nuk voton marrëveshjet ndërkombëtare, nuk do të përgjigjemi në pyetjet parlamentare, shkruan Arbresh.info.
“Do të ishte mirë që ministrja të na jep një raport për parametrat financiar se si është duke operuar Ndërmarrja Trepça, për çështjen e sigurisë dhe mbrojtjes në punë, për investimet kapitale dhe standardizimin e procesit të punës. Pyetja ka të bëjë lidhur me proceset që ndërmarrja Trepça po kalon viteve të fundit e deri te fatkeqësitë që janë me pasoja edhe të rënda edhe për minatorët. Është viti tretë dhe ne atje kemi parë një menaxhim joefikas.”, tha Shala duke kërkuar një sqarim nga Rizvanolli e cila nuk pranoi të pëergjigjej.
Më tej ai e vlerësoi gjendjen në Ndërmarrjen “Trepça” është kritike./Arbresh.info/
Barcelona merr dritën e gjelbër për të nisur bisedimet me Ba...
Vendim për përfshirje: Hiqen tarifat e regjistrimit për komu...
SHBA heq sanksionet ndaj presidentes së përkohshme të Venezu...
E rëndë në Brooklyn: Vritet foshnja shtatëmuajshe pas një su...
Rama: Nuk ka ngadalësim të procesit të integrimit, Shqipëris...
Mitrovica ndan 50 euro për fëmijët me autizëm në Ditën Ndërk...