Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se që nga fillimi i mandatit kemi thënë se energjia e ripërtëritshme do të jetë prioritet.
Ajo tha se ankandi i sotëm i sotëm është i pari proces konkurrues në vendin tonë.
“Ankandi i sotëm është i pari proces konkurrues në vendin tonë. Qëllimi ynë ishte të kemi një projekt të madh. Ne insistuam që ankandi të jetë publik. Pas shumë analizave kemi përzgjedhur komunën e Rahovecit dhe kemi bërë një projekt tërheqës për investitorët”, tha ministrja.
Ndërsa shtoi se përgjatë kësaj kohe kanë pasur një dialog me kompanitë investues.
“Përbërja ofertuese ka dëshmuar se objektivat tona janë arritur. Ky ka qenë një muaj fantastik për sektorin energjetik në Kosovë. Përkrahja dhe bashkëpunimi vazhdon të mbetet kyç për ne dhe ju uroj sukses të gjithë ofertuesve”, u shpreh Rizvanolli./Arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?