Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka kërkuar që të rinumërohet secila votë si dhe të hetohet secili dyshim.
Me anë të një postimi në Facebook, Bajrami tha se askush nuk duhet të frikësohet nga rinumërimi dhe hetimi, përcjell Arbresh.info.
“Le të rinumërohet secila votë, le të hetohet secili dyshim, le të verifikohet çdo gjë. Ne kemi institucione të thirrura për këtë punë, andaj askush nuk duhet të frikësohet nga rinumërimi dhe hetimi. Çdo dyshim duhet të zbardhet me shpejtësi dhe vendosmëri, pasi që vetëm kështu forcohet besimi dhe integriteti i procesit zgjedhor”, tha Bajrami.
Ndër të tjera, ish-ministrja e Financave theksoi se për LDK-në vullneti i qytetarëve është i shenjtë dhe kushdo që ka tentuar ta devijojë atë, vendin e ka në burg teksa potencoi se para ligjit të gjithë jemi të barabartë.
“Secili anëtar, secili përkrahës, secili votues duhet të angazhohet për të mbrojtë vlerat e LDK-së dhe për ta rikthyer atë si forcën e parë politike, në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit”, ka shkruar në fund Bajrami./Arbresh.info
Në afatin e fundit për presidentin, Kurti thërret konferencë...
Ambasada gjermane: Po e përcjellim Kuvendin, presim që palët...
Marrëveshje me SHBA dhe Greqinë për gazin, Rama: Shqipëria, ...
Prokuroria: Ndalohen dy persona për krime kibernetike me për...
Ministri Muja merr vendim për paketë masash për mbrojtjen e ...
Ndërpitet seanca për Presidentin, vazhdimi në ora 19:00