Komuna e Prishtinës ka njoftuar për vazhdimin e punimeve në rrugën “Qamil Hoxha”, si një prej rrugëve më kryesore të qendrës së kryeqytetit.
Punimet në këtë rrugë kishin mbetur në gjysmë për më shumë se një vit, gjë për të cilën Komuna e Prishtinës fajëson qeverisjen qendrore.
“Pas më shumë se një viti, që qeveria qendrore kishte bllokuar punimet në rrugën “Qamil Hoxha”, i kemi vazhduar punimet. Nuk paska mbetje arkeologjike. Vazhdojmë”, thuhet në postimin e komunës në rrjetet sociale.
Siç është njoftuar muaj më parë, punimet përfshijnë zëvendësimin e të gjitha instalimeve nëntokësore dhe rregullimin e hapësirës publike sipas planit të miratuar urbanistik.
MPB nis aplikimet për lejeqëndrim dhe regjistrim dokumentesh
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol
Hoxhaj: Habermas ishte një zë i fuqishëm i drejtësisë dhe mb...
10-shi i UÇK-së, Rexhep Selimi feston sot ditëlindjen e 55-t...
24 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa të shqiptua...
Rama: Task-forcë për të stabilizuar çmimin e naftës