Kryetari i Prishtinës, Përprarim Rama ka reaguar pasi sot do të rifillojnë punimet në ‘Rrugën A”.
Rama tha se ky është një lajm i mirë për Kryeqytetin, teksa shton se Dhoma e Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale aprovoi ankesat dhe shfuqizoi vendimin e Shkallës së Parë për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit.
“Lajm i mirë për Kryeqytetin! Rinisin punimet në rrugën “Jim Xhema” (Rruga A).
Dhoma e Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale aprovon ankesat tona dhe shfuqizon vendimin e Shkallës së Parë për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit”, shkruan Rama, raporton Arbresh.info
Edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka reaguar pasi kanë rinisur punimet në “Rrugën A”.
Ai tha se shkalla e e dytë e Gjykatës Komericiale rrëzoi vendimin skandaloz të gjykatëses familjare.
LEXO EDHE:
Konjufca ngushëllon familjet e tre kosovarëve që humbën jetë...
Specialja ia heq kufizimet e vizitave tek Thaçi një personi,...
Kurti vendos gurthemelin e zgjerimit të Qendrës Nacionale të...
Alban Dragusha emërohet trajner i ri i FC Prishtinës
Fëmija 5-vjeçar nga Lipjani operohet pas plagëve të rënda ng...
Kim Jong Un fiton zgjedhjet parlamentare në Korenë e Veriut ...