
DCIM100MEDIADJI_0023.JPG
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka reaguar pasi kanë rinisur punimet në “Rrugën A”.
Ai tha se shkalla e e dytë e Gjykatës Komericiale rrëzoi vendimin skandaloz të gjykatëses familjare.
Sipas tij kjo ndodhi sepse ishte joprofesional dhe shkelje e rëndë.
“Punimet në ‘Rrugën A’ rinisën sot! Shkalla e dytë e Gjykatës Komericiale rrëzoi vendimin skandaloz të gjykatëses familjare. E rrëzoi sepse ishte joprofesional; e rrëzoi sepse ishte shkelje e rëndë”, shkruan Abdixhiku.
Tutje ai shkruan se vendimet e urdhëresave politike s’mund të përfundojnë ndryshe.
Kreu i LDK-së tha se ekipit të Kryeqytetit u themi puna e mbarë, por qytetarët e Prishtinës nuk do ta harrojnë.
“Vendimet e urdhëresave politike s’mund të përfundojnë ndryshe. Popullistët, me gjithë mllefin e urrejtjen që bartin për punën e tjetrit na humbën veçse kohë. Do të duhej të kishin brenga tjera, do të duhej të kishin qëllime të tjera; sepse vendi ka nevoja plot. Ne vazhdojmë; ekipit të Kryeqyteti u themi puna e mbarë ju qoftë; e qytetarët e Prishtinës megjithatë nuk do të harrojnë”, shkruan ai./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...