Rinia e Degës së PDK-së në Klinë, sot në ditën e fillimit të aksionit ’’Ta Pastrojmë Kosovën’’, u organizua në pastrimin e Klinës.
Që nga ora 10:00 e mëngjesit, të ndarë në disa grupe, filluan mbledhjen e mbeturinave nga vendet publike.
Aksioni i tyre po vazhdon akoma nëpër lagjet e qytetit si dhe përgjatë lumit “Klina”. Lumi Klina në kohë fushate ishte bërë “pika më e fortë” e opozitës që tani është në pushtet, për gjoja mos pastrimin e tij nga barishtet, sot është në gjendje të mjeruar.
Sipas tyre, ky vend ka mbetur i harruar nga pushtetarët e tanishëm të cilët atë e kanë mbuluar mbeturinat dhe shallvaret jeshile.



“Këta që janë sot në pushtet, për 9 muaj e kanë bërë bërllok brenda e jashtë Komunën. Ne po e pastrojmë sot vetëm jashtë ndërsa brenda sajë duhet ta pastroj hetuesia dhe gjykatat” thuhet në komunikatën e Rinisë së PDK-së, dega në Klinë, shoqëruar me disa fotografi nga aksioni i tyre “Ta pastrojmë Klinën”.
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës
Leverkusen-Bayern, s’ka fitues në derbin gjerman
Irani njofton lëshime të reja raketash kundër Izraelit
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin e forcave të arma...