Numri global i rasteve të konfirmuara me koronavirus kaloi të hënën 40 milionë.
Të dhënat e universitetit “Johns Hopkins” bazohen në raportimin zyrtar të vendeve veç e veç.
Sipas tyre, numri i përgjithshëm i viktimave është mbi 1.1 milionë, ndërsa i të shëruave mbi 27.5 milionë.
Ekspertët, megjithatë, besojnë se numri i vërtetë i rasteve dhe viktimave ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë, marrë parasysh mungesën e testimeve dhe raportimin e dobët nga disa vende.
Koronavirusi, që shkakton sëmundjen COVID-19, është shfaqur për herë të parë në qytetin Vuhan të Kinës, në fund të vitit të kaluar.
Që atëherë, ai është përhapur në gati 200 vende bote.
Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur në botë, me mbi 8.1 milionë njerëz të infektuar dhe mbi 219.000 viktima.
Në Evropë, Spanja prin me numër të të infektuarve: mbi 936.000, ndërsa Mbretëria e Bashkuar me numër viktimash: mbi 43.000.
Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, Republika Çeke ka aktualisht shkallën më të rëndë të infektimit në Evropë, me mbi 660 të infektuar në 100.000 banorë, gjatë 14 ditëve të fundit./indeksonline/
Robotët po shkojnë drejt luftës, ata po testohen në Ukrainë
Shefi i Pinterest bën thirrje për ndalimin e rrjeteve social...
Pse dhemb shpina gjatë gripit apo ftohjes? Arsyeja do t’ju b...
Humb jetën një grua në Gjakovë, bie nga ura e Moglicës
Vdes ish-shefi i FBI-së, Robert Mueller
Nis rritja e çmimeve në linjat ndërurbane