Njësia A5 e Kosova A-së është rikthyer sot në operim.
Kështu ka njoftuar ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli e cila është ndier e falënderuar që ky rikthim ndodhi pikërisht në ditëlindjen e saj.
“Punonjësit e Kosovës A më dhanë dhuratën më të mirë për ditëlindje: rikthimi i njësisë A5 në operim. Së bashku me menaxhmentin dhe punonjësit festova ditëlindjen dhe rikthimin e njësisë në termocentralin Kosova A”, ka shkruar Rizvanolli në rrjetin social Facebook.
Ajo edhe njëherë i falënderoi përzemërsisht punonjësit e Kosova A-së, dhe për prodhimin me tri njësi në një kohës sfidash.
“Në emër të Qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës u shpreha mirënjohjen e pafund për punën me përkushtim për rikthimin e bllokut A5, si dhe për prodhimin me tri njësitë njëkohësisht përkundër sfidave”, shtoi Rizvanolli./Arbresh.info/
Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...