Instituti Riinvest organizon sot prezantimin e raportit ‘Indeksi i konkurrueshmërisë së komunave’.
Në këtë tryezë do të prezantohen gjetjet e anketës me 3350 biznese, nga 38 komunat e Kosovës, gjetje këto përmes së cilave është arritur deri tek vlerësimi i qeverisjes lokale në bazë të ambientit përkrahës për zhvillim ë bizneseve.
Studimi i MCI USAID prezanton indeksin për qeverisje komunale për 38 komuna të Republikës së Kosovës, duke bërë vlerësimin e qeverisjes lokale në bazë të ambientit përkrahës për zhvillim të bizneseve. Gjetjet janë të bazuara në anketën e bërë me 3350 biznese nga të gjitha komunat.
Tryeza fillon me shpalosjen e rezultateve dhe vazhdon me një diskutim i hapur mbi qeverisjen lokale në Kosovë, si dhe shpërndarjen e certifikatave për 10 komunat e vlerësuara më së larti.
Kjo tryezë do të shënoj një hap të rëndësishëm në misionin e projektit MCI në Kosovë për të përqendruar diskutimin publik dhe politikë bërjen në nivel lokal, si dhe për të ndihmuar vendimmarrjen duke ofruar informacion ne lidhje me performancën në dimensionet kyçe të qeverisjes lokale
“Siguri dhe begati”, slogani i Vetëvendosjes në zgjedhje
Aksidenti i rëndë në Gllarevë, deklarohet policia: U lënduan...
Trump: Tajlanda dhe Kamboxhia janë pajtuar për armëpushim
Salah kthehet në formacionin e Liverpoolit
Nesër mbyllet përkohësisht një segment i rrugës në Vushtrri
Ambasada amerikane njofton se ushtrimi i përbashkët me Polic...