Është rihapur për qarkullim rruga magjistrale Ferizaj-Gjilan në fshatin Sojevë një ditë pasi ishte mbyllur për shkak të grumbullimit të ujit, ka njoftuar të mërkurën më 28.01.2026 Policia Rajonale e Ferizajt.
Në njoftimin e përditësuar, zëdhënësi Kanun Veseli ka bërë të ditur se rruga është liruar për qarkullim të trafikut.Rruga ishte mbyllur të martën në mëngjes për shkak të vërshimit të trasesë së saj pas reshjeve të shiut.Policia Rajonale e Ferizajt pasi mbylljes së rrugës kishte udhëzuar ngasësit e mjeteve rrugore që të shfrytëzonin rrugën alternative Ferizaj – Mirosalë – Gjilan dhe anasjelltas.
Në të njëjtën vend, magjistralja ishte vërshuar edhe gjatë reshjeve të fillimviti, por edhe vjet, duke dëmtuar bizneset dhe tokat përreth.Policia ka rekomanduar kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, për shkak të reshjeve të shtuara dhe kushteve të vështirësuara atmosferike.
“U bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë sinjalizimin rrugor dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes me kushtet aktuale të rrugës”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ish-Kryediplomati i Shqipërisë-BE’së: Tani nxirreni nga sirt...
Trump thotë se SHBA-ja duhet të rishikojë pjesëmarrjen në NA...
Begaj mbledh gazetarët në iftar: Kujdes me lajmin, fjala sot...
Flick para sfidës ndaj Newcastle: Duhet ndeshje perfekte, Ya...
Abdixhiku shtron iftar për Myftiun Tërnava
Afrim Tovërlani jep dorëheqje nga posti i trajnerit të Prish...