Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se është rihapur për qarkullim pikëkalimi kufitar në Han të Elezit, në të dy drejtimet, për të gjitha automjetet.
Ky pikëkalim ishte përkohësisht i mbyllur për shkak të një zjarri që kishte shpërthyer afër tunelit në territorin e Maqedonisë së Veriut.
Ndërkohë, qarkullimi për automjetet që bartin mallra mbetet i pezulluar në Terminalin Doganor.
“Ju informojmë se është hapur kufiri në PKK Hani i Elezit, për qarkullim në hyrje- dalje për të gjitha automjetet, ndërsa në Terminalin Doganor ende është i mbyllur qarkullimi për automjete për bartjen e mallrave. Për çdo informatë shtesë do t’u njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thirrje qytetarëve: Shmangn...
Zbulohet një sistem i ri diellor
Mbillen mbi 100 karanfila mbi urën e Ibrit
Turi i Ramës, “Punët për Shqipërinë”/ PS nis takimet me qyte...
Jemeni i përfshihet konfliktit, rajoni përjeton sulme gjatë ...
Tahiri për ekspozitën për masakrat: Kjo temë të trajtohet se...