Ka filluar debati parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Donika Kadaj-Bujupi, mbështetur edhe nga 7 deputetët nënshkrues nga GP i AAK-së, në lidhje me shtesat e fëmijëve.
Kadaj Bujupi, tha se shtesat e fëmijëve janë përpjekje e kamotshme.
“Është çështje e interesit kombëtar që shtesat e fëmijëve të bëhen realitet e jo më larg se vitin tjetër”, tha ajo.
Sipas Kadaj Bujupit, ka rënie të natalitetit. Prej vitit 2011 deri në vitin 2017 sipas Kadaj Bujupit, janë 70 mijë lindje më pak.
Sipas saj janë dy çështje për shtesat e fëmijëve. Barazia dhe përkrahja ndaj fëmijëve dhe të ketë politika për rritjen e natalitetit.
“Në emër të nënshkruesve deputetëve të AAK kemi propozuar këtë projekt rezolutë: Çdo fëmijë në Kosovë prej 0 deri 16 vet të gëzojë shtesa çdo muaj duke filluar nga 10 euro pastaj sipas buxhetit dhe mundësive buxhetore dhe numri i fëmijëve në familje kjo shumë të rritet dhe të shtohet. 2. Rekomandimet nga rezoluta të zbatohen përmes buxhetit të vitit të ardhshëm duke u shndërruar në vijë buxhetore në kuadër të ministrisë përkatëse”, tha Kadaj Bujupi.
Sipas saj janë rreth 500 mijë fëmijë dhe nëse të gjithë pa dallim gëzojnë shtesa, shuma e përgjithshme do të jetë rreth 3 për qind e buxhetit të Kosovës./kallxo.com/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit