Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj, në një konferencë për media ka deklaruar se në skandalin me rezerva, ka qenë e kontraktuar një kompani ndërtimi, e që sipas tij kjo kompani ka lidhje të ngushtë me njërin nga të pandehurit në këtë rast, Ridvan Muharremin.
Sipas Zogajt, kompania në fjalë nuk është e vetmja kompani e favorizuar nga Ministria e Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, e cila në kohën e skandalit udhëhiqej nga ministrja në detyrë, Rozeta Hajdari.
“Në këtë kontratë kemi gjithashtu të bëjmë me kompani të favorizuara, të cilat as nuk i kanë plotësuar kushtet minimale për të ofertu këto produkte, njëra prej tyre ka qenë kompani e ndërtimit, por normalisht e lidhur ngushtë me njërin nga të pandehurit, me emrin Ridvan Muharremi”, tha deputeti.
Irfan Lipovica në pozitën e drejtorit të Akreditimit në ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Ridvan Muharremi dhe një zyrtar tjetër nga MINT-i ishin arrestuar nën dyshimin për keqpërdorime me rezervat shtetërore.
Vitinha zbulon mesfushorin më të mirë në botë sipas tij
S’ka kuorum, ndërpritet seanca për zgjedhjen e Presidentit
Komisioni konfirmon kandidaturat e Konjufcës dhe Mullhaxha-K...
Zgjedhja e Presidentit/ Në sallë sillen kutit e votimit, pre...
Kandidimi për President, Nagavci prezanton Konjufcën
Haxhiu u kërkon deputetëve të shkojnë në seancë, thotë se nu...