Deputetja nga komuniteti boshnjak, Emilija Rexhepi, ka zbuluar detaje nga një takim që ajo dhe dy deputetë të tjerë të komuniteteve pakicë, Rasim Demiri dhe Duda Balje, kanë zhvilluar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Duke folur në emisionin Debat Plus, Rexhepi ka thënë se temë diskutimit ka qenë mundësia për krijimin e një komune të re me shumicë boshnjake.
“Ne kemi qenë tre deputetë në takim unë, Rasim Demiri dhe Duda Balje. Edhe kemi fol për një hapësirë e re, për një decentralizim ose komunë të re. Të tre kemi qenë atje, kemi fol për kushtet, për kriteret e Ministrisë së Pushtetit Lokal. (Kurti) nuk ka qenë kundër (krijimit të një komune me shumicë boshnjake), veç tha duhet me fol, me shiku, tha jam pro decentralizimit të qyteteve të mëdha”, ka thënë Rexhepi.
Matura Shtetërore në Shqipëri/ Mbi 26 mijë maturantë i nënsh...
Sindikatat kërkojnë pagesën e plotë të pagave, protestë sot ...
Mourinho ka dy lojtarë për krahun e majtë të mbrojtjes te Re...
Kuba goditet nga tërmeti më i fortë në gati 150 vjet
Mbi 19% e votave të numëruara: Kjo është pesëshja më e votua...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj