Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi ka zhvilluar një takim në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë me ministren e Jashtme, Elisa Spiropali.
Rexhepi bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua gjerësisht për pozitën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe nevojën për një qasje të përbashkët, programatike dhe sistematike në adresimin e problematikave me të cilat përballet ky komunitet.
“Bashkë diskutuam të gjitha çështjet që lidhen me Luginën e Preshevës dhe domosdoshmërinë e një angazhimi të koordinuar drejt zgjidhjes së tyre. Nga pasivizimi i adresave dhe mosnjohja e diplomave, te mungesa e teksteve shkollore në gjuhën shqipe, përjashtimi i shqiptarëve nga jeta institucionale, si dhe vazhdimi i mohimit të së drejtës për përdorimin e simboleve kombëtare shqiptare”, ka shkruar Rexhepi në Facebook.
Ai ka falënderuar ministren Spiropali për, siç u shpreh, mikpritjen e ngrohtë dhe vëllazërore, si dhe për gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm në funksion të avancimit të të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Po ashtu, Rexhepi ka shprehur mirënjohje ndaj Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Beograd për koordinimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në adresimin e çështjeve që ngre Këshilli Kombëtar Shqiptar.
“Më shumë Shqipëri dhe Kosovë në Luginë do të thotë më shumë shpresë për shqiptarët e Luginës. Bashkë jemi më të fortë”, ka përfunduar Rexhepi.
Kusari-Lila: Qeveria mbetet e përkushtuar ndaj një angazhimi...
Vitia nënshkruan kontratën për vazhdimin e punimeve në Spita...
Sekuestrohen 4.2 kilogramë kanabis në Muriqan, në pranga dy ...
Përleshen kunatat në Zubin Potok
BQK shpall konkursin për “Çmimin për Ekonomistë të Rinj”
Anulohet seanca për krime lufte ndaj të akuzuarve Pantiq dhe...