Me rastin e 3 dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës se Kryeministrit, në bashkëpunim me projektin “Kosova Gjithëpërfshirëse” ka mbajtur konferencën e shpalljes së vitit 2022 – Vit i Personave me Aftësi të Kufizuara në Republikën e Kosovës.
Zëvendëskryeministrja Emilia Rexhepi tha se si qeveri synojnë që ta zbusin sado pak kriteret infrastrukturore dhe diskriminuese që askush të mos ndihen i hendikepuar.
Sipas saj atyre duhet që tu krijohen mundësi dhe kushte të barabarta si të gjithë të tjerëve.
“Kryeministri, Albin Kurti jep gjithçka nga vetvetja që personat me invaliditet të ndihen të njëjtë dhe të zbusim pak a shumë kriteret infrastrukturore dhe diskriminuese në çdo bazë që ju mos të ndiheni të hendikepuar. Si qeveri kemi ndërmarrë shumë aktivitete të rëndësishme që të ndodh kjo dhe unë kam kërkuar personalisht tek të gjitha ministritë në nivel qendror dhe lokal që të punësojmë së paku nga një person në të gjitha institucionet në mënyrë që të japim hapësirë dhe t’i respektojmë ligjin dhe t’i japim hapësirë që njerëzit e rinj që kanë kryer fakultetin të punësohen në ato institucione”, u shpreh Rexhepi./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...