Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilja Rexhepi, ka zhvilluar takim me ministren për Çështjeve Evropiane të Malit të Zi, Maida Gorçeviq.
Përmirësimi i bashkëpunimit në mes të Prishtinës dhe Podgoricës ka qenë në fokus të bisedës me tyre, por jo edhe tema e vetme.
“Ishte kënaqësi të takohesha me zëvendëskryeministren e Qeverisë së Kosovës, Emilija Rexhepin. E kam fjalën për përmirësimin e bashkëpunimit mes Malit të Zi dhe Kosovës, para së gjithash në fushën e bashkëpunimit ndërkufitar dhe shfrytëzimit të fondeve IPA, por edhe për sundimin e ligjit dhe forcimin e lidhjeve ekonomike ndërmjet vendeve tona”, ka shkruar ajo në ‘X’.
Sipas saj, anëtarësimi i Malit të Zi në BE do të jetë në interes të të gjitha vendeve të rajonit sepse Mali i Zi do të avokojë dhe përfaqësojë zgjerimin e mëtejshëm sipas parimit të regatës dhe do të jetë një mbështetje e fortë për fqinjët e tij në përmbushjen e detyrave kërkuese në procesin e negociatave.
KEK-u dhe BE-ja me projekt për reduktimin e pluhurit në “Kos...
Kuvendi i Shqipërisë nis punën më 29 maj
Rihapet tuneli i Llogorasë, pa pagesë deri në 15 shtator – s...
Franca dhe Gjermania me një “non-paper” për Republikën Sërps...
Presidentja e Sllovenisë: Katastrofa humanitare në Gaza, nuk...
Çaslav Joliq dënohet me pesë vjet e gjashtë muaj burgim për ...