Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një konferencë për media, rreth takimit të kryeministrit Avdullah Hotit në Uashintonë, më 14 shtatorë.
Deputeti i LVV-së Rexhep Selimi tha se, me nënshkrimin e marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me 4 shtator, kryeministri Avdullah Hoti ka zhbërë kufirin ndërmjet të dy shteteve, raporton arbresh.info
“Me nënshkrimin e marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me 4 shtator, kryeministri Avdullah Hoti ka zhbërë kufirin ndërmjet të dy shteteve. Edhe në vitin 2011 kishim një marrëveshje të nënshkruar, dhe të gjithëve na kujtohet ku palët i referoheshin ndryshe njëra tjetrës. Në zotimin e tij Hoti vuri nënshkrimin në mos njohjen e Kosovës. Nuk i njeh kufijtë shtetëror të vendit të cilën e qeverisë. Hoti na del të jetë shkelës i ligjit. Duke nënshkruar këtë dokument Hoti ka zhbërë kufirin shtetëror mes Kosovës dhe Serbisë. Por çka përfitoj Kosova nga ky dokument, apo ndryshe çka humbi Serbia nga ky nënshkrim i Hotit”, tha ai.
Xhelal Sveçla, ish ushtruesi i detyrës së ministrit të Brendshëm në qeverinë e kaluar, tha se se Kosova ka humbur në substancë dhe sovranitet.
“Ne si LVV insistojmë që të rishikohen të gjitha marrëveshjet e deritanishme dhe të gjitha ato pika ku nuk janë implementuar ato që përfitojmë sado pak të implementohen dhe të shikohen ato pika ku ne kemi humb sovranitet”./arbresh.info/
Sigal Prishtina rikthehet tek fitoret në ENBL – triumf...
Vdes aksidentalisht një ushtar britanik në Ukrainë
Bayern kthehet tek fitorja në Ligën e Kampionëve, mposht Spo...
Krasniqi u bën thirrje shqiptarëve për pjesëmarrje në protes...
Basha pret ambasadorin gjerman: Kosova i ka përmbushur kusht...
Inter – Liverpool, formacionet zyrtare