Deputeti i lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se në rast se Lëvizja Vetëvendosje fiton pushtetin në Kosovë, atëherë Hashim Thaçi do ta ketë shumë vështirë të mbajë postin e presidentit.
Selimi ka folur të enjten në “Imazh” te RTK.
“Edhe Thaçi e edhe Vetëvendosje në pushtet e kanë vështirë. E ka vështirë Thaçi të qëndrojë aty. Me një mazhorancë tjetër do ta dërgonim Thacin në Kushtetuese”, ka thënë ai.
Deputeti Selimi ka theksuar se Thaçi e ka shkelur Kushtetutën me rastin e idesë së korrigjimit të kufijve. “Më e pakta që duhet të bëjë është të ikë nga zyrja”, ka thënë ai.
Selimi është shprehur se është në gjendje të japë jetën për bashkimin kombëtar, por nuk e mbështetë Thaçin në deklaratat e tij të fundit për bashkimin kombëtar, ngase sipas tij ai nuk e ka një plan të tillë.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?