Ndaj vendimit për dënimin e “Grupit Drenica” kanë reaguar edhe bashkëluftëtarët e dikurshëm të këtij grupi.
Gjykata Themelore në veri të Mitrovicës ndau 65 vite burg për ish-udhëheqësit e UÇK-së.
Nga ky dënim i rëndë më së shumti burg do të vuajnë Sami Lushtaku dhe Sylejman Selimi.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në profilin e tij në Facebook ka vendosur një foto te Sylejman Selimit, me mbishkrimin “Me ty, Komandant”, duke e forcuar edhe me fjalët: ”Një grusht që s’na rr’zon, veç çka na forcon!”, dhe “Për ditë e më shumë jam UÇK”, transmeton Klan Kosova.
Vendimin e sotëm të gjyqtarëve të EULEX-it, Rexhep Selimi e cilësoi si padrejtësi ndaj luftës se UÇK-së.
Hiç më lehtë nuk e ka pritur këtë lajm as njëri nga pjesëtarët e hershëm të UÇK-së, Daut Haradinaj, i cili tha se “do t’u qëndrojë parimeve te përbashkëta deri ne vdekje”.
Edhe organizatat e dala nga lufta e UÇK-së kanë kundërshtuar vendimet ndaj bashkëluftëtarëve në rastet “Drenica 1″ dhe “Drenica 2″,duke thënë se këto vendime dëshmojnë se janë të orkestruara nga Beogradi.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës