Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka thënë se në Qendrën emergjente në Prishtinë, ka ardhë shumë vonë një email ku njoftoheshin për gjendjen mendore të të riut nga Gjilani.
“As nuk ka deklaruar dhe askush e asi ai, nuk ka paraqitur ndonjë dokument lidhur me sëmundjen e tij qoftë kronike, qoftë të shëndetit mendor. Këtë gabim nuk ia vë personelit sepse nuk e ka ditur dhe nuk ka pasur asnjë dokument dhe duket se ky ka qenë momenti kyq që ka qarkulluar fatin e tij për fat të keq edhe më tutje. Ka ardhë një email në Qendrën Emergjente në orën 17:3 minuta nga qendra e Gjilanit ku njoftohet që personi ka problem depresioni dhe për fat të keq ky email ka ardhë kogja vonë”, ka thënë Selimi në dpt të T7.
“Për fat të keq, problemet për shëndetin e tij mendor kanë ardhë shumë vonë në qendrën operative këtu në Prishtinë. Shpreh dhimbje dhe keqardhje për humbjen e këtij të riu, shpreh ngushëllime familjes, fëmiu i tyre nuk do të zëvendësohet me asgjë pavarësisht rrethanave. Por kërkoj që me këtë rast, menjëherë të veproj Prokuroria, figurat tjera oponente politike, do të duhej të kishin durim që para se të flasin ata të shihet se si ndodhi ky rast”, ka thënë ai.
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...