Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, ka uruar qytetarët e Kosovës për 10-vjetorin e pavarësisë. Përmes një deklarate, Tillerson ka treguar mbështetjen e SHBA-së për shtetin e Kosovës.
“Në emër të Shteteve të Bashkuara, i uroj Kosovës dhe qytetarëve të saj, 10-vjetorin e pavarësisë, si një komb sovran. Në një dekadë që nga pavarësia, Kosova ka treguar vendosmëri për t’u bërë një shtet më stabil, demokratik dhe gjithëpërfshirës. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të përkrahin qytetarët e Kosovës, të cilët punojnë në fuqizimin e institucioneve demokratike e multientike, në rritjen ekonomike si dhe në forcimin e sundimit të ligjit, në rrugën drejt integrimit të plotë në bashkësinë ndërkombëtare, ka thënë Tillerson.
“U uroj qytetarëve të Kosovës një të ardhme të mbushur me paqe dhe prosperitet”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e sekretarit Tillerson.
Reshjet e borës godasin Bosnjën dhe Hercegovinën, pezullohet...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Parashikimi i motit për sot
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi