Me reshjet e dendura që kanë nisur që mbrëmjen e së premtes, disa zona kanë përjetuar vërshime.
Në Suharekë, autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes në rrugët e vërshuara.
Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, ka treguar se cilat rrugë janë bllokuar:
“Rruga që kalon nga fshati Tërrnje në drejtim të Nëpërbishtit është e bllokuar”, ka thënë ai përmes një videoje në Facebook.
Ndërkohë, mëngjesin e së shtunës, Policia njoftoi se një segment i rrugës nacionale Ferizaj–Prishtinë është ndaluar përkohësisht për qarkullim të automjeteve për shkak të pranisë së madhe të ujit në rrugë.
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...