Një person ka mbetur i bllokuar në një nga bjeshkët e Istogut, së bashku me bagëtitë e tij, për shkak të motit të ftohtë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar se, menjëherë pasi janë njoftuar për rastin, policia ka ndërmarrë veprime të shpejta.
“Policia e ka kuptuar përmes rrjeteve sociale për rastin, dhe menjëherë është nisur për Kuvendin Komunal të Istogut, ku edhe është njoftuar drejtori për Emergjenca. Ekipet emergjente tashmë janë nisur për në vendin e ngjarjes,” – deklaroi Gashi.
Aktualisht, ekipet e shpëtimit janë në terren dhe po punojnë për të ndihmuar qytetarin dhe për të siguruar që bagëtitë të mos rrezikohen nga kushtet e motit.
Fillimi i tetorit ka sjellë një rënie të ndjeshme të temperaturave në mbarë vendin. Në disa zona malore, përfshirë edhe pjesë të Istogut, janë raportuar reshje bore, të cilat kanë vështirësuar ndjeshëm qasjen dhe lëvizjen.
Vriten dy personat që sulmuan Konsullatën e Izraelit në Stam...
Të shtëna me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll – ...
UEFA kërcënon ta heqë Italinë nga organizimi i Kampionatit E...
Zjarr në Skenderaj, humb jetën një person
1 muaj paraburgim ndaj pjesëtarit të MUP-it që dyshohet për ...
Osmani viziton dy motrat e Heroit Gaspër Karaqi: Familje që ...