Policia e Kosovës u ka bërë apel shoferëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë ngasjes për shkak të reshjeve të dendura të shiut.
“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të shiut, Policia e Kosovës APELON tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me ujë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Kujtojmë se IHMK ka paralajmëruar se sot dhe nesër si pasoj e reshjeve të mëdha të shiut mund të ketë edhe përmbytje./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Paralajmërimi për përmbytje sot dhe nesër, AME del me apel për qytetarët
Blerta Deliu kërkon rinumërim të plotë të votave
“Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen”, Trump jep ...
KFOR-i stërvitet për beteja të afërme
Hamza: Rinumërimi i plotë i votave në të gjithë Kosovën ësht...
Shqipëria pjesë e Bordit të Paqes, Spiropali: Ftesa e SHBA-s...
Rinumërohen 61% e votave, në 20 komuna u përmbyll procesi