Deputetja e Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj në seancën e sotme plenare ku po diskutohet për situatën me pandeminë COVID-19 tha se situata epidemiologjike e ditëve të fundit në vend por edhe më gjerë, për fat keq ka dhënë sinjale për mundësinë e përkeqësimit të saj dhe kjo duhet të na shërbej për rritur angazhimin e përbashkët institucional e profesional.
“Përshkallëzimi edhe më tej me numrin në rritje të të infektuarve, shtuar edhe ngjarjet e ditëve të fundit me ish luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare si dhe kërcënimet luftënxitëse të politikës serbe, duhet të na shërbejnë që sot nga ky debat parlamentar të dalim me rekomandime të çarta për të mbështetur institucionet e vendit për tejkalimin e kësaj situate që është duke rënduar secilin qytetarë. Të ndodhur në këtë situatë, ne sot duhet lënë anash politikën dhe duhet të flasim e veprojmë me një gjuhë dhe të bashkuar në mbrojte të jetës së qytetarëve tanë ne mbrojtje te identitetit dhe dinjitetit. Të nderuar deputet, E kam thënë edhe herë tjera e dua të them edhe sot këtu. Tani më shumë se kurrë është momenti për zgjim të kujtesës sonë kolektive, thirrje të mendjes për unitet e ndërgjegjësim të të gjithëve e veçmas të politikë bërësve në vend”, tha Reshitaj./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...