Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj mori pjesë në lansimin e projektit të përkrahjes për menaxhimin e Lumit Sitnica që zbatohet nga SICALA Haute-Loire, një autoritet ndër-komunal francez i komunave përgjatë lumit Loire.
Projekti bazohet në shkëmbimin e ekspertizës dhe kompetencave ndërmjet autoriteteve lokale dhe synon zhvillimin e një menaxhimi koherent dhe të bashkërenduar të pellgut të lumit Sitnica, në mes të komunave në rrjedhën e sipërme dhe në rrjedhën e poshtme të lumit Sitnica, bazuar në përvojën e menaxhimit të basenit lumor në Francë në përputhje me legjislacionin e BE-së.
Në këtë ceremoni të udhëhequr nga ambasadori Francez në Kosovë Didier Chabert, Reshitaj falënderoi shtetin francez për kontributin e dhënë për Kosovën dhe në veçanti për Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Ajo theksoi se Ministria mbetet e përkushtuar në përmbushjen e obligimeve të saj. /arbresh.info/
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic