Nisma për Kosovën ka arritur të shkojë në balotazh vetëm në qytetin e Malishevës.
Kandidati i Nismës për Malishevën, Ragip Begaj do të ketë përballë Mursel Gashin e PDK-së në balotazhin e 19 nëntorit.
Përkundër kësaj, Nisma për Kosovën ka humbur një numër të madh të votave në këtë qytet, raporton lajmi.net
Nga 10 mijë e 442 vota sa kishte pasur Begaj në zgjedhjet lokale të vitit 2013, në zgjedhjet e së dielës Begaj ka arritur të fitojë 8 mijë e 885 vota.
Pra, del se në vendlindjen e Limajt, Nisma për Kosovën ka humbur mbi 1 mijë e 500 vota.
Humbje po cilësohet edhe Drenasi. Kandidati i kësaj partie nuk ka arritur që ta sigurojë balotazhin me Ramiz Lladrovcin, i cili ka fituar mbi 55% të votave.
Përkundër se Xhemajlaj ka arritur ta ruajë votën, ai nuk ka arritur t’i bëj konkurencë edhe njëherë Lladrovcit të PDK-së, ashtu siç kishte bërë në zgjedhjet e dhjetorit, ku për herë të parë Drenasi shkoi në balotazh.
Kandidati i Nismës për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha ishte njëri nga më të zëshmit. Por, ai nuk ka arritur as t’i ruajë votat e zgjedhjeve lokale të 2013-ës, kur garoi si pjesë e Bashkimit Demokratik.
Aso kohe, Berisha kishte fituar mbi 8 mijë e 500 vota, kurse në zgjedhjet e së dielës kandidati i Nismës nuk ka arritur ta kap as shifrën e 5 mijë votave.
Përqindje të vogël të votave Nisma ka marrë edhe në komunat e tjera të mëdha të Kosovës.
Në kryeqytet, ministri i Arsimit Shyqeri Bytyqi, nuk ka arritur të sigurojë më shumë se 567 vota.
Fazli Hoxha, kandidati i Nismës për Gjakovën gjithashtu ka pasur numë të vogël të votave, njejtë sikur Bajram Hasani në Gjilan dhe Qazim Shala në Mitrovicë.
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje