Inspektorati i Komunës së Fushë Kosovës ka dalë në terren për të inspektuar një objekt ku ka ndodhur rënia e fasadës së ndërtesës dhe ka mbetur i lënduar një person.
Sipas njoftimit, për arsye sigurie, zona është rrethuar dhe janë vendosur shirita mbrojtës për të parandaluar rrezikimin e qytetarëve.
“Si pasojë e kësaj ngjarjeje, një veturë ka pësuar dëme materiale, ndërsa një person ka mbetur i lënduar dhe aktualisht po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.”, thuhet në njoftim.
“Komuna e Fushë Kosovës u bën apel të gjithë qytetarëve për kujdes të shtuar. Institucionet komunale do të vazhdojnë monitorimin e situatës dhe ndërmarrjen e masave të nevojshme për garantimin e sigurisë publike.”, thuhet tutje./Arbresh.info
Gabimi që shumë njerëz bëjnë me vitaminën D – mund të ketë p...
Perisic dëshiron rikthimin tek Interi, afër marrëveshja
Rënia e fasadës së objektit në Fushë Kosovë, Inspektorati i ...
Dolce për Limin: Më pengoi që e pashë të përqafuar me Albën,...
Lirohen 80 të burgosur politikë të tjerë në Venezuelë, numri...
Liverpooli merr vendim për Robertsonin, pas kontaktit nga To...