Ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar pas rrëzimit të çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës në lagjen Arbëria nga e cila u lëndua një vajzë.
Me anë të një postimi në Facebook, Pacolli u shpreh se ndërtimi nuk duhet të jetë vetëm një akt veprimi, por, një proces i kujdesshëm dhe i përgjegjshëm që duhet të zbatohet nga njerëz profesionistë, me përvojë dhe kompetent, shkruan Arbresh.info.
Sipas tij, është thelbësore që ndërtuesi të ndërtojë pa kompromis për cilësi, vetëm duke respektuar standardet, normat, kriteret dhe udhëzimet e industrisë.
“Edhe sa Qati duhët të rrëxohen derisa të kuptojmë se duke neglizhuar kriteret e ndërtimit po rrezikojmë jetën e njerëzve!”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni hudhër?
Disa metoda për të parandaluar ftohjen
Italia dërgon anije për të ndihmuar në mbrojtjen e Qipros
Shtëpia e Bardhë: Fushata ushtarake në Iran mund të zgjasë k...
Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndi...
168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të...