Ish-komandanti i UÇK-së në Llap dhe ish-deputeti i Kosovës nga PDK-ja, Rrustem Mustafa-Remi, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se gjuajtja me armë është traditë e përcaktuar me Kanun.
Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se gjuajtja me armë është traditë që duhet të arkivohet dhe jo të mbahet.
Postimi i plotë i Rrustem Mustafës:
“Traditat duhet arkivuar!
Gjuajtja me armë në ahengjet e ndryshme, është “traditë” e imponuar e kohëve të rënda për popullatën tonë. Kjo “traditë” u ndërtua për qëllimet e pushtetarëve që të kontrollojnë armët në duart e qytetarve… Nuk është “traditë” që duhet mirëmbajtur tek ne shqiptarët, pra duhet arkivuar”,(sic.), ka shkruar Mustafa.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...